Fjalë Kyçe

Ky është personi që u vra sot nga Policia, pasi i gjuajti me armë zjarri

Ky është personi që u vra sot nga Policia, pasi i gjuajti me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte pas një shkëmbimi me armë zjarri me një person të dyshuar, ka vdekur ky i fundit.

IndeksOnline mëson se i ndjeri është Besnik Shala nga Prizreni.

I ndjeri me nofën “Qorri”ishte në kërkim me urdhërarrest për vepër penale ” Tentim Vrasje”.

Sipas komunikatës së PK-së, njësiti policor ka vërejtur sonte një person të dyshuar në Lagjen e Trimave në Prizren, të cilët i vunë pas.

I dyshuari kishte filluar të shtiej me armë zjarri në drejtim të Policisë me ç’rast i kundërpërgjigjën menjëherë, shkruan IndeksOnline.

Nga plagët e marra i dyshuari kishte ndërruar jetë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, njësiti policor i Drejtorisë Rajonale në Prizren derisa ishte në realizim të detyrave policore, sot në orët e mbrëmjes në lagjen e trimave në Prizren ka hasur në personin e dyshuar (B.Sh. me pseudonimin “qorri”), i cili ishte në kërkim me urdhërarrest për vepër penale ” Tentim Vrasje”.

Personi i dyshuar në momentin kur ka vërejtur njësitin policor, ka filluar të shtiej me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen personit të dyshuar me armë zjarri, të cilët janë mbështetur edhe nga njësitet speciale të PK-së

Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore.

Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marrura ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, pavarësisht se në ç’farë situte mund të ndodhet, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe parandalimit të krimit.