Kina ka filluar të krijojë planin e veprimit për parandalimin e valës së dytë nga COVID-19.
Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë thanë të enjten se ata do të rritin testimet e koronavirusit dhe kontrollimin në mbarë vendin, mes shqetësimit në rritje të një vale të re të infeksioneve, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi nevojë për të zgjeruar testimin dhe shqyrtimin e COVID-19 për të gjetur shpejt burimin e infeksioneve dhe për të parandaluar ringjalljen në rastet e koronavirusit,” tha Song Shuli, një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Njoftimi vjen pasi të dy krahinat Jilin dhe Liaoning në verilindje të vendit raportuan raste të reja të transmetuara në vend këtë javë, transmeton lajmi.net.
Më parë të enjten, media shtetërore kineze raportoi se qyteti Wuhan, zanafilla e pandemisë COVID-19, kishte filluar një “betejë 10-ditore” për të testuar të gjithë 11 milionë qytetarët e saj pasi autoritetet e shëndetit publik identifikuan gjashtë raste të transmetimeve lokale.