Fjalë Kyçe

Ky është populli më i kënaqur në Evropë

Ky është populli më i kënaqur në Evropë

Bullgarët dhe kroatët janë qytetarët më të pakënaqur në Bashkimin Evropian, sipas sondazhit të fundit të Eurostat. Vlerësimi mesatar i përgjithshëm i cilësisë së jetës në vitin 2018 në Kroaci ishte 6.3 dhe në Bullgari është 5.4.

Cilësia e jetës vlerësohet në një shkallë zero (0), që tregon pakënaqësi të plotë, në 10 që është një vlerësim i kënaqësisë totale.
Cilësia mesatare e jetës së qytetarëve të BE-së në 2018 është 7.3.

Ndërsa kënaqësia me cilësinë e jetës në Bullgari vitin e kaluar u rrit në krahasim më 2013 kur u vlerësua në 4.8, kënaqësia për jetën në Kroaci ngec. Shkaku kryesor i pakënaqësisë kroate, sipas raportit, janë financat, përcjell albinfo.ch.

Sllovenët janë ndër qytetarët më të kënaqur të BE-së. Cilësia mesatare e vlerësimit të jetës është 7.3, që është mbi mesataren e BE-së.