Fjalë Kyçe

Ky është premtimi i Kloppit para ndeshjes me Barcelonën

Ky është premtimi i Kloppit para ndeshjes me Barcelonën

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka premtuar se talenti Rhian Brewster do ta bëj debutimin me ekipin e tij ndaj Barcelonës, me ndeshjen që luhet sonte nga ora 21:00.

‘Të Kuqtë’ janë mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe shpresat për një rikthim të mundshëm janë zbehur edhe më shumë pas lëndimeve të Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Mungesa e Salah dhe Firmino, të cilët kanë shënuar 42 gola së bashku, nënkupton se Brewster do të ketë vend për herë të parë në skuadrën e parë të L’pool, transmeton lajmi.net.

‘’Ai është gati. Ka shanse të mëdha të luaj. Është e sigurt. E garantuar’’, tha trajneri gjerman dje.

‘’Situatat janë gjithmonë kështu. Në një botë ideale, në një sezon ju keni më shumë lojtarë se sa lojtarë që duhet përfshirë në ekip’’.

‘’Kur jeni në stol, ju jeni një opsion për të luajtur’’, deklaroi ai.