Sot në mesditë është aksidentuar për vdekje një punëtor i KEDS-it.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe familjarët e të ndjerit, Xhevat Gashi nga fshati Doberdolë.
KEDS ka reaguar për vdekjen e tij derisa kanë ftuar organet e rendit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.
“Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.