Fjalë Kyçe

Ky është qeni simpatik që do bëj tifo sot për Feronikelin (Foto)

Ky është qeni simpatik që do bëj tifo sot për Feronikelin (Foto)

Feronikeli kërkon të rikthejë titullin në folenë e vjetër pas dy edicionesh dhe për këtë po merr përkrahjen e madhe të tifozërisë nga Drenasi.

Njëri ndër ta është edhe ‘Hachi’, qeni simpatik nga Drenasit, i cili pritet të jetë sot në “Rexhep Rexhepi” për ti dhënë përkrahje ekipit të Feronikelit në luftën për shpalljen kampion.

‘Hachi’ është veshur mirë me rekuizitat e Feronikelit nga pronari i tij Shaban Mehmeti, ish-zëdhënes i klubi, në prag të ndeshjes përballë Prishtinës që pritet ta përcaktojë kampionin për edicionin 2018/19 në Ipko Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Akita është lloji i racës së tij dhe është ndër të rrallët në vendin tonë.

Deri më tani ai ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e plotë para ballafaqimit të vitit.