Mos kalimi i Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamenti, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë, ka befasuar gjithë komunitetin e sportit, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e madh me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Për këtë ka folur edhe trajneri i njohur Bylbyl Sokoli në një prononcim për Gazetën Alo.
“Mendoj se sportistët qmojn angazhimin e deputetëve Bekim Haxhiu,Memli Krasniqi, Adem Mikullovci etj…
Të gjithë ata deputet që votuan ligjin për sponzorizim e njofin Rininë e Kosovës dhe potencialin e saj” ka thënë fillimisht Sokoli.
“Të gjithë ata që nuk e votuan këtë ligj jam i sigurt se nuk jan të njoftuar me hallet dhe problemet e Rinisë e cila me të madhe kohëve të fundit po e braktisë Kosovën”.
“Shpresoj që ky ligj të rikthehet edhe njëherë në rivotim dhe me një senzibilizim më të mirë do të gjej përkrahje tek deputetët që nuk e votuan”, ka deklaruar Bylbyl Aokoli.
Në fund Sokoli ka thënë se duhet falenderuar edhe mjetet e informimit që janë shumë të zëshëm dhe po kontribojn për aprovimin e këtij ligji. /Gazeta Alo