Fjalë Kyçe

Ky është reagimi i Milot Rashicës pas fitores ndaj Hoffenheim

Ky është reagimi i Milot Rashicës pas fitores ndaj Hoffenheim

Reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari i Werder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 61-të të ndeshjes kundër Hoffenheimit, meqë nuk po ndjehej mirë.

Rashica ishte startues në këtë ndeshje dhe asistues në golin e vetëm të ekipit të tij.

Në minutën e 61-të, kosovari u zëvendësua nga Claudio Pizarro, pasi mori trajtim mjekësor në fushë.

Bremeni këtë ndeshje fitoi pikërisht me dallim minimal, në saje të golit ku Rashica asistoi dhe mbetet me gjasa teorike për të siguruar një vend në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.

Ylli kosovar pas ndeshjes ka bërë një postim në rrjetin social, Instagram, në të cilin ka shkruar një fjali motivuese për bashkëlojtarët e tij.

“3 pikët e radhës. Vazhdojmë të besojmë, së bashku mund t’ia dalim”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.