Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, së fundi ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin.
Kjo lidhje u përfol shumë pasi Adisi, është ish partneri i modeles, Adrola Dushit, shkruan lajmi.net.
Gjithçka u bë e qartë mbrëmë kur çifti shkëmbyen puthje e përkëdhelje publikisht gjatë një koncerti.
Por edhe Fifi ka bërë reagimin e parë pas lajmeve të shumta për lidhjen.
Përmes një postimi në Instagram ajo ka dërguar një mesazh për gjendjen e saj emocionale të momentit.
‘Shpirt i lumtur, jetë e lumtur’, ka shkruar ajo krah fotos së postuar.