Fjalë Kyçe

Ky është reagimi i Xherdan Shaqirit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Ky është reagimi i Xherdan Shaqirit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liverpooli ka arritur të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur me rezultat 2-0 rivalin anglez Tottenham Hotspur.

Mohamed Salah dhe Divock Origi ishin realizuesit e golave për The Reds.

Te Liverpooli aktivizohet edhe sulmuesi nga Kosova, Xherdan Shaqiri që në këtë finale nuk pati rast të luaj.

Mirëpo Shaqiri ka dhënë kontribut të madh këtë edicion në Ligën e Kampionëve për Liverpoolin, ku në gjysmëfinale ishte edhe asistues.

Për Shaqirin është triumfi i dytë në një finale të Ligës së Kampionëve, pasi më parë sa ishte pjesë e Bayernit triumfoi në këtë garë në vitin 2013.

Pas përfundimit të ndeshjes, Shaqiri postoi foto me trofeun në Instagram, ku shkroi ‘Elhamdulilah’, duke iu falënderuar Zotit për këtë fitore të madhe.