Mos kalimi i Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamenti, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë, ka befasuar gjithë komunitetin e sportit, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e madh me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me këtë vendim nuk është pajtuar as trajneri i njohur Ajet Shosholli i cili ka reaguar në rrjetet sociale.
Ky është reagimi i Ajet Shoshollit.
Ne kohen kur te gjithe po behemi dhe jemi krenar me sportin,posaqerishte ne disa dege sportive si me sukseset e xhudisteve dhe futbollisteve tane ne garat nderkombetare, eshte per tu habitur se si ligji per sponzorizimin e sportit nuk e ka kuorumin e duhur per tu votuar?
Keta delegat qe e perfaqesojn popullin dhe i marrin pagat,pikerishte nga parate e popullit dhe i gezofeshin ato,duhet ditur se sporti ishte segmente shume i rendesishem i shoqerise qe qyshe prej vitit 1991 e deri ne vitin 1999 e jetesoi edhe praktikishte Kosoven Republike,me shume sakrifica duke e mbajtur gjalle sportin.
Jam krenar ,ne fakte te gjithe jemi krenar qe i takojme asaj periode te nderiteshme te sportit, por edhe te vazhdimit te mbajtejes te sportit me te gjithe sportistet ,sponzoret dhe te gjithe ata qe ishin afer sportit me perjashtime te vogela qe nuk ishon ne anen tone.
Shpresoje dhe jam i prirur te besoje qe se shpejti,delegatet e nderuar do te reflektojne dhe ne ndonje mbeledheje te radhese do ta miratojne ligjin kaq te nevojshem dhe te rendesishem per sportin kosovar.
Ajet Shosholli.