Të shpeshta janë situatat kur qytetarët e Prishtinës që provojnë të kalojnë rrugën pas sinjalizimit të semaforit se janë të lirë të kalojnë përballen me automjete që në po të njëjtën kohë e kanë dritën e gjelbër në semafor.
E sipas qytetarëve, të shpeshta janë edhe rastet kur rrezikohen gjatë kalimit të rrugës për shkak se semafori jep të njëjtin sinjalizim për të dyja palët në trafik.
Megjithatë, sipas Bekim Ahmetit, ekspert i komunikacionit një sistem i tillë është normal për funksionimin e komunikacionit me semaforë.
Ahmeti thotë se për t’i reduktuar vonesat në trafik përdoret ky rregull, i cili ul pritjen e të dyja palëve për të vazhduar rrugën.
Sipas tij, këmbësorët janë ata që kanë përparësi në situata të tilla gjithmonë, pavarësisht lejimit të kalimit për të dyja grupet.
Ai tregon se ky lloj sistemi funksionon në pjesët ku ngarkesa me vetura dhe këmbësorë është më e madhe.
Sistemi i tillë, ku drita e gjelbër hapet në të njëjtën kohë për këmbësorët dhe automjetet.
Sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka dërguar KTV-së, për gjashtë muajt e fundit të këtij viti janë shqiptuar mbi 200 mijë gjoba në trafik.
E në këtë periudhë kohore, sipas këtyre të dhënave, ka pasur 4.159 aksidente me dëme dhe rreth 2.600 të tilla me lëndime.