Fjalë Kyçe

Ky është shkaktari që po e pengon zyrtarizimin e Hazard në Real Madrid.

Ky është shkaktari që po e pengon zyrtarizimin e Hazard në Real Madrid.

Real Madrid ka arritur marrëveshjen në të gjitha detajet me Chelsea dhe Eden Hazard duke i hapur rrugë kalimit të belgut në Madrid në sezonin e ardhshëm, sipas gazetës spanjolle “Marca”.

Gazeta më e madhe në Spanjë shkruan se këto ditë klubet kanë arritur të zgjidhin të gjitha detajet e kontratës, po ashtu edhe mesfushori me tipare sulmuese ka rënë dakord për kalimin e tij në “Bernabeu” dhe në ditët e ardhshme pritet që të finalizohet marrëveshja.

Por, sipas disa burimeve, marrëveshja mes dy klubeve është duke u shtyrë, pasi klubi londinez i ka kërkuar një shumë më të madhe për Eden Hazard, përderisa klubi i Realit ka ofruar më pak sesa ka kërkuar Chelsea.

Ndonëse Chelsea kërko mbi 100 milion, klubi i Real Madridit do ta paguaj herët apo vonë atë shumë, pasi dëshira dhe objektivi kryesor i klubit Madrilen ka qenë vetëm Eden Hazard.