Dje, në orët e mesditës, Policia e e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, në Merdar, pasi i njëjti dyshohet se i ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumentacion që nuk plotëson kriteret.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bëtë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Novak Vlajkovic, 28-vjeçar.
Ky medium mëson se, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”.
28-vjeçari dyshohet se me datë 21.12.2021, rreth orës 12:50, në pikën kufitare në Merdar, me qëllim të hyrjes në Kosovë, derisa zyrtari policor B.R., po kryente detyrën zyrtare, i dyshuari ia ka ofruar 50 euro policit, duke ia lënë në pasaportën e tij të Serbisë.
Burimet e e njëjta bëjnë me dije se edhe pasi iu është tërhequr vërejtja nga zyrtari policor për t’i larguar paratë nga pasaporta, i njëjti ka tentuar sërish që t’ia ofrojë policit paratë e njëjta.
Paratë me të cilat shtetasi serb tentoi ta korruptojë zyrtarin policor janë konfiskuar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.