Fjalë Kyçe

Ky është tifozi më i madh i Ukrainës në Kosovë

Ky është tifozi më i madh i Ukrainës në Kosovë

Armend Dallku i ka ofruar përkrahje të madhe Ukrainës – vendit ku bëri karrierë si futbollist – në një ndeshje kundër Holandës në Kampionatin Evropian 2020.

Dallku –i cili e ktheu Dukagjinin në elitën e futbollit kosovar, Superligë, në sezonin e tij të parë nën drejtimin e skuadrës nga Klina – pjesën dërrmuese të karrierës profesionale si futbollist e kaloi në Ukrainë duke luajtur për Vorskla Poltava, raporton Gazeta Express.

Ukraina është duke u përballur me Holandën në ndeshjen hapëse të Grupit C në Euro 2020, në Amsterdam, dhe nuk ka dyshim se në Kosovë, ukrainasit e kanë përkrahjen e Dallkut.

Ish-trajneri dhe ish-futbollisti i Prishtinës i ka ofruar përkrahje vendit ku admirohej si futbollistë nga viti 2005 deri më 2016 në Premier Liga.

37-vjeçari shkroi në llogarinë e vet në Facebook: “Sonte bëjmë tifo për Ukrainën”.

Dallku i bëri hiç më pak se 330 paraqitje në fanellën e klubit ukrainas, duke kontribuar me 5 gola dhe 23 asiste.

Gjatë 12 viteve në Poltava, Dallku e fitoi Kupën e Ukrainës, para se të kthehej për të luajtur për Prishtinën, ku edhe e mbylli karrierën si futbollist profesionist.