Fjalë Kyçe

Ky është triumfuesi i derbit Ponte Prizreni-Golden Eagle Ylli

Ky është triumfuesi i derbit Ponte Prizreni-Golden Eagle Ylli

Ka përfunduar derbi Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli është e vlefshme për javën e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll, me fitoren e suharekasve me rezultat 82:76.

Ndeshja në momente ishte e tensionuar, duke ‘detyruar’ gjyqtarët që t’i akordojnë madje katër gabime teknike, 3 për Ponte Prizrenin, 1 për Golden Eagle Yllin, përcjell zeri.info.

Sfida u drejtua nga gjyqtarët Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani dhe Amar Xhekoviq.

Te Golden Eagle Ylli basketbollistët më efikas ishin Holloman me 25 pikë e Veseli (17), ndërsa te Ponte Prizreni u dalluan Canada (22) e Zenelaj (18).