Fjalë Kyçe

Ky është vendi i parë evropian që po i jep gati fund pandemisë

Ky është vendi i parë evropian që po i jep gati fund pandemisë

Norvegjia ka njoftuar se pandeminë Covid-19 e ka lënë më në fund pas krahëve. Sipas Preben Aavitsland, shefi i Infektivit në Institutin norvegjez të Shëndetit Publik, “pandemia ka mbaruar”.

Në Twitter, ai publikoi një grafik ku tregon nivelin e ulët të shtrimeve në spitalet norvegjeze gjatë muajve të fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, Norvegjia me 5,5 milionë banorë ka regjistruar 785 viktima nga koronavirusi, shifër shumë e ulët krahasuar me vende të tjera që kanë pothuajse të njëjtin numër banorësh.

Aavitsland shpjegoi për gazetën “VG” se Norvegjia mund të thotë se i ka dhënë fund pandemisë dhe se duhet të përgatitet për një jetë ku “Covid-19 do të zërë shumë pak vend”.

Reklamë
Por, i dërguari i OBSH-së për pandeminë, David Nabarro, tha këtë javë se njerëzimi “duhet të mësojë të bashkëjetojë me virusin”, pasi, sipas tij, “çrrënjosja e koronavirusit nuk është objektiv i arsyeshëm për botën”.