Fjalë Kyçe

Ky është vendim i komisionit të garave për ndeshjen Trepça – Fushë Kosova

Ky është vendim i komisionit të garave  për ndeshjen Trepça – Fushë Kosova

Komisioni i Garave i Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja me rastin e regjistrimit e ndeshjeve konstatoi se KF Fushë Kosova ka ushtruar ankesë në parregullsinë e ndeshjes, ndërmjet KF Trepça – KF Fushë Kosova, konform nenit 63 të Propozicioneve të Garave e nxori këtë:
V E N D I M

Miratohet ankesa e KF Fushë Kosova si e bazuar dhe ndeshja e javës së 17-të të Ligës së Parë ndërmjet KF Trepça – KF Fushë Kosova, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Fushë Kosova.
ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Trepça – KF Fushë Kosova, e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë, konstatoi se KF Fushë Kosova ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes në protokoll të lojtarit të KF Trepça me nr lic 14 Valmir Azemi dhe me nr ID 001261M98 për shkak se lojtari është aktivizuar në lojë por i njëjti nuk ka qenë i shënuar në protokollin e ndeshjes.

Gjatë administrimit të provave Komisioni i Garave ka konstatuar se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e taksuar dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga Komisioni i Garave.

Pas shikimit dhe verifikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve Komisioni i Garave ka vërtetuar se lojtari i lartëpërmendur është aktivizuar në lojë në min e 63-të, që në faqen e parë të protokollit nuk është i shënuar kurse në faqen nr 2 figuron emri i tij te rubrika e ndërrimeve me nr 14. Nga kjo saktësohet se lojtari nuk ka qene i shënuar në protokoll por është aktivizuar në lojë pa të drejtë, prandaj kemi shkelje te nenit 76 te Rregullores se Garave paragrafi 1, prandaj, ankesa miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Fushë Kosovës, konkretisht kemi shkelje të nenit 76 të Rregullores së Garave paragrafi 3 pika 7, ku ka luajtur me lojtar i cili nuk është shënuar në protokoll para fillimit të ndeshjes.

Po ashtu Komisioni i Garave konform nenit 76 të Rregullores së Garave paragrafi 4. Përveç regjistrimit të ndeshjeve me rezultat zyrtar inicion procedurë edhe kundër klubit, lojtarit si dhe personave zyrtar të KF Trepça.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi. /GazetaAlo