Komisioni i Garave i FFK-së në mbledhjen e mbajtur sot ka marrur këtë vendim për trajnerin e skuadrës së Vëllaznimit,shkruan GazetaAlo.
Ky është vendimi i FFK-së për Ismet Munishin.
“Ndaj kryetrajnerit të KF ‘Vëllaznimi’, Ismet Munishi me nr lic Uefa ‘A’ 0282 (motivi – manifestimi i sjelljeve josportive , gjatë gjithë kohës ka reaguar dhe protestuar në mënyrë jo sportive pas çdo vendimi të marre nga referi po ashtu gjatë largimit të tij ka pasur tensione të shikuesve vendas dhe mysafirë në ndeshjen e Digit Alb Kupës së Kosovës ndërmjet KF Vëllaznimi – FC Drita, e zhvilluar në Gjakovë më datë 10.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”, thuhet në vendim.
“KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së)”, thuhet në vendim. /GazetaAlo.