Fjalë Kyçe

Ky është vendimi i komisionit të gjyqtarëve për Kreshnik Vulën

Ky është vendimi i komisionit të gjyqtarëve për Kreshnik Vulën

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve ka vendosur që ti jap ‘pushim’ gjyqtarit Kreshnik Vulës për ndeshjet e këtij vikendi në Ipko Superligë dhe Ligën e Parë.

Gjyqtari gjakovar nuk është deleguar në asnjërën prej gjashtë ndeshjeve të javës së 31-të në Ipko Superligë dhe në asnjërën prej tetë ndeshjeve në Ligën e Parë.

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve nuk parasheh që të jap dënime për ‘këmishzinjtë’, por mos delegimi i tyre është një masë ndëshkimore.

Ky vendim vjen pas “shfaqjes” së Kreshnik Vulës në Gjilan, me ç’rast pas duelit të javës së 30-të në Ipko Superligë, ndërmjet Gjilanit dhe Flamurtarit pati shumë ankesa nga ana e vendasve, të cilat më vonë u vërtetuan edhe me pamje filmike.

Pas ndeshjes gjyqtari Vula dhe asistentët e tij ishin sulmuar nga persona jo zyrtarë të ndeshjes, teksa po shkonin drejt dhomave të zhveshjes.

Në lidhje me mënyrën e arbitrimit të Vulës kishte reaguar edhe presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka, i cili e kishte quajtur “kriminel” gjyqtarin nga Gjakova.

Megjithatë, FFK vendosi të dënojë edhe SC Gjilanin edhe gjyqtarin Vula.

Për SC Gjilanin u shqiptuan këto dënime:

Ndërkohë, për gjyqtarin gjakovar vlen dënimi për mos delegim në ndeshjet e fundjavës dhe me shumë mundësi ai nuk do të delegohet më deri në fundin e kampionatit.