Fjalë Kyçe

Ky është vendimi i Leo Messi

Ky është vendimi i Leo Messi

Siç duket vetëm në ndeshjen e mbrëmshme kundër Venezuelës kemi pasur rastin ta shohim Leo Messin me fanellën e kombëtares argjentinase në këtë pauzë të kombëtareve, pasi që ai do të rikthehet në Barcelonë dhe nuk do merr pjesë në ndeshjen kundër kombëtares Marokene.

Teksa kombëtarja argjentinase humbi me rezultat 3 – 1 mbrëmë nga Venezuela, përfaqësuesja argjentinase në kordinim me klubin e Barcelonës dhe me vet Leo Messin kanë vendosur që ky i fundit të mos merr pjesë në ndeshjen kundër Marokut dhe të rikthehet në Barcelonë.

E gjithë kjo ka arsyejet e veta. Fillimisht, pasi që Messi pati një mbingarkesë muskulore, nuk duhet rreziikuar tani diçka e tillë për një miqësore. Poashtu, kjo situatë lidhet me atë se një udhëtim në Marok do shkaktonte edhe më shumë lodhje te ai.