Fjalë Kyçe

Ky është vendimi i trajnerit serb për futbollistin shqiptar

Ky është vendimi i trajnerit serb për futbollistin shqiptar

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili nuk do të largohet nga Bologna gjatë këtij muaji.

Mediat italiane shkruajnë se te Bologna e shohin Xhemailin si të rëndësishëm për këtë edicion dhe kjo është arsyeja që kanë bllokuar transferimin e tij.

Së fundi, Bologna ka emëruar trajner Sinisha Mihajoloviq, i cili do të debutojë kundër Interit të dielën, transmeton Gazeta Olle.

Bologna po lufton për mbijetesë, derisa pas humbjes së fundit nga Frosinone u shkarkua trajneri Filippo Inzaghi.