Trajneri i njohur kosovar Bekim Isufi ka thënë se Drita ka skuadrën më të mirë në Kosovës.
“Drita sërish e ka skuadrën më të mirë në Kosovës, e ka grupin serioz”, tha Isufi në “Arena Sportive”.
“Ky edicion mund të themi se ishte dështim, por vitin tjetër, Drita do ta thotë sërish fjalën kryesore”, vlerësoi Isufi.
“Klubi ka një kryesi serioze që investon shumë në futboll”, ka deklaruar ish trajneri i Dritës Bekim Isufi.