Fjalë Kyçe

Ky është zyrtari komunal nga Rahoveci që sot humbi betejën me coronavirusin

Ky është zyrtari komunal nga Rahoveci që sot humbi betejën me coronavirusin

Sonte vdiq edhe një person nga coronavirusi në Kosovë.

I ndjeri ishte punëtor në Komunën e Rahovecit, i cili ishte inspektor sanitar. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

Ai ishte i shtrirë në Klinikën Infektive për 3 javë.

Postimi i Latifit:

Më pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut dhe inspektorit të komunës së Rahovecit, Sabahajdin Qeska.

Sabahajdin Qeska, do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në shërbim të shoqërisë, poashtu, edhe për punën e tij në komunën e Rahovecit, ku tash e sa vite ka dhënë kontributin e tij si Inspektor.

Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së Sabahajdinit, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

I përjetshëm kujtimi i tij!

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/photos/a.429092140782944/1135825920109559/?type=3