Fjalë Kyçe

Ky klub kosovar mbetet pa kryetrajner

Ky klub kosovar mbetet pa kryetrajner

Klubi futbollistik i Gjilanit, Drita, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kryetrajneri Shpëtim Duro ka dhënë dorëheqje.

Gjithashtu, klubi thotë se pas një takimi të menjëhershëm pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi, transmeton Koha.net.

“Pas eliminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, Shpëtim Duro ka ofruar dorëheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardhekaltër”, thuhet në njoftimin e klubit.

“FC Drita e falënderon profesorin Duro për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese”, shkruan tutje në njoftim.