Anësori i Juventusti, Douglas Costa është përfshirë në një aksident rrugor të hënën në mëngjes.
Sipas La Stampa, aksidenti ndodhi në autostradën mes Livrono Ferraris dhe Santhia në veri të Italisë. Raportohet se braziliani nuk ka pësuar lëndime, transmeton Gazeta Express.
Gazeta italiane shpreson se shërbimet emergjente janë thirrur në vendin e ngjarjes por siguron se Costa, i cili ishte në timonin e makinës së tij Jeep Cherokee, nuk ka pësuar lëndime.
Megjithatë, një 47-vjeçar i cili po ngiste një makinë Fiat Punto , i përfshirë në këtë aksident, është dërguar në një spital të afërt për të marrë tretman mjekësor.
Braziliani i ka bërë 24 paraqitje për Juven këtë sezon, duke e regjistruar një gol dhe dy asiste.