Lojtari i West Ham United, Michail Antonio ka dhënë një mendim interesant se si të luftohet racizmi në futbollin anglez.
Problemet me racizmin kanë prekur kulmin këtë edicion në Premierligë, me skandalet e një pas njëshme.
Fillimisht cak i këtyre sulmeve ishte lojtari i Manchester City, Raheem Sterling, i cili në ‘Stamford Bridge’ u përball me fyerje të ndryshme, kurse së fundmi edhe ylli i Liverpool, Mohamed Salah.
“Të gjesh një individ nuk bën asgjë. Ai person, në rregull, mund të suspendohet për jetë, por të jemi të sinqertë, askush nuk ka fotografi të tij. Ai mund të kthehet në stadium” ka thënë fillimisht lojtari për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.
“Nëse ju ndëshkoni skuadrat e tyre –tifozët e dashurojnë skuadrën – tifozët, shokët e tij, të gjithë do ta ndalnin atë” ka thënë tutje Antonio.
“Nëse filloni të luani ndeshjet me dyer të mbyllura apo t’iu reduktoni pikë, atëherë problemi do të prekte thelbin. Ata do të pajtohen me këtë” ka thënë ndër të tjerash lojtari.
Një sondazh i mbajtur në Angli ka treguar se 86% të tifozëve anglez kanë dëgjuar fyerje raciste nga tribunat.