Fjalë Kyçe

Ky lojtar ka vendosur të pensionohet

Ky lojtar ka vendosur të pensionohet

Futbolli përbëhet prej dy lloje të futbollistëve.

Në njërën anë janë legjendat që lënë gjurmë të thella në histori të këtij sporti, dhe në anën tjetër janë ikonat.

Këta të dytët, janë lojtarë që nuk kanë nevojë për trofe të jashtëzakonshëm, transferime milionëshe dhe reklama për t’u mbajtur mend apo për t’u kujtuar si të mëdhenj.

Ikonat e futbollit janë kryesisht heronj të klubeve të vogla, të cilët u kanë qëndruar besnikë në pjesën më të madhe të karrierës, dhe për tifozët e tyre janë të veçantë dhe unik.

I tillë është Sergio Pellissier, 40 vjeçari që ka vendosur të pensionohet te Chievo në fund të sezonit.

Ai i ka kushtuar 19 vite klubit nga Verona, që pas transferimit në vitin 2000 nga Torino.

Pellissier në 512 ndeshje për Chievon, ka shënuar 139 gola, dhe ka asistuar 29 herë.

Në nderim të karrierës së tij, skuadra e Chievos ka vendosur ta pensionojë fanellën me numrin 31, që është veshur nga Sergio Pellissier.