Fjalë Kyçe

Ky lojtar mund të jetë pasues i Marcelos te Reali

Ky lojtar mund të jetë pasues i Marcelos te Reali

Një nga lojtarët që ka rënë në sy për paraqitjet e mira me skuadrën e Real Betis këtë sezon, është mbrojtësi i majtë, Junior Firpo.

Paraqitjet e tij të mira, duket se nuk kanë mbetur pa u vëzghuar nga klubet më të mëdha, mes të cilave gjigantët e Real Madridit si dhe italianët e Juventus.

Madrilenët shpresojnë që ta transferojnë verën e ardhshme lojtarin me origjinë nga Republika Domenikane, madje ata janë të gatshëm që të paguajnë edhe klauzolën e largimit të tij që kap shifrën e 50 milionë eurove.

22-vjeçari shihet në Madrid si zëvendësuesi ideal i Marcelos, i cili po i afrohet fazave të fundit të karrierës së tij.