Fjalë Kyçe

Ky mund të jetë zëvendësuesi i Hekuran Kryeziut

Ky mund të jetë zëvendësuesi i Hekuran Kryeziut

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, së bashku me mbrojtësin Amir Rrahmani mbajtën konferencën e fundit për media para ndeshjen me Danimarkën.

Challandes e ka komentuar çështjen e kapitenit te Kosova.

“Kemi kapiten dhe do të vendos se kush do të jetë pas stërvitjes së sotme. Për mua nuk ka rëndësi kjo çështje”, tha Challandes.

Në pyetjen se e mund të luajë Florent Hasani në vend të Hekuran Kryeziut, Challandes deklaroi: Kam folur për këtë problem. Ai (Hasani) ka luajtur ndeshje të mira në Hungari dhe me Kosovën U-21 dhe mund të jetë kandidat”, theksoi Challandes.

Kosova do ta zhvillojë nesër (e enjte) miqësoren me Danimarkën duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Gazeta Alo