Fjalë Kyçe

Ky oktapod mund të vrasë 26 njerëz në pak minuta

Ky oktapod mund të vrasë 26 njerëz në pak minuta

Ishin jashtëzakonisht me fat dy turistët britanikë në Australi, të cilët vendosën të luajnë me një oktapod të vogël vdekjeprurës, pickimi i të cilit mund të vrasë deri në 26 vetë në pak minuta.

Një nga turistët e hodhi videon me “lojën” e rrezikshme në Facebook dhe shpejt u bë virale.

Ross Saunders dhe Johnpaul Lennon u filmuan duke luajtur me oktapodin, duke e lënë atë që t’i prekë. Ata nuk e merrnin parasysh faktin që kjo mund tu sillte vdekjen e dhimbshme. Sipas odditycentral, turistët kishin shkuar për peshkim kur gjetën moluskun.

“Ishte një njohje interesante dy-ditore me peshkimin,” shkroi Saunders në Facebook. “Pashë dy perëndime të mrekullueshme, pashë delfinë dhe kapa një oktapod me tentakula blu, një nga kafshët më të rrezikshme në botë dhe unë as nuk e kuptoj se si ndodhi kjo.”

Ky lloj oktapodi ka helm të mjaftueshëm në tentakulat e tij aq sa për të vrarë dhjetëra njerëz, dhe ekspertët theksojnë se viktimat e saj nuk mund ta kuptojnë pickimin. Pak minuta më vonë, ‘viktimat’, ndjejnë dhimbje, paralizë e plotë dhe vdekja ndodhin.

https://www.facebook.com/ross.saunders.319/videos/10162426340765157/