Fjalë Kyçe

Ky pritet të jetë moti për sot në Kosovë

Ky pritet të jetë moti për sot në Kosovë

Ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot më i butë, pasi që një front i ngrohtë pritet të kalojë mbi vendin tonë

Sot pas mëngjesit me ngrica dhe mjegull në ultësira, ditën do të mbajë mot kryesisht me diell.Me kalimin e frontit të ngrohtë natën e sotme dhe mëngjesin e së shtunës, priten reshje të dobëta shiu, e rreth viseve kodrinore mundësi edhe për shi të akullt, kurse në vise malore mbi 2000m reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë celsius.

Për shkak që nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit këtyre ditëve do të përkeqësohen, ku pritet të kalojnë në vlera të pashëndetshme, e ditën e shtunë pritet të zbresin edhe në mesatare.