Fjalë Kyçe

Ky serb është blerja më e keqe në histori të Liverpoolit

Ky serb është blerja më e keqe në histori të Liverpoolit

Serbi ju bashkua Reds nga Benfica në vitin 2014 për 20 milionë funte por sulmuesi i krahut ka dështuar shumë saqë tani po stërvitet me akademinë e klubit

Në listën e dështimeve më të mëdha të Liverpoolit, mund të këtë vend vetëm një njeri.

Që nga maji i vitit 2015, Lazar Markovic ka luajtur 20 ndeshje me Fenerbahcen, 14 për Sportingun dhe Hullin dhe tetë për Andelechtin.

Për Liverpoolin? Asnjë.

Ai ende është në kontratë me Reds, natyrisht. Ai ende paraqitet në stërvitje për çdo ditë dhe profili i tij ende është në “listën skuadrës së parë” në faqen zyrtare të klubit.

“Lazar markovic përfundoj sezonin 2016-17 në Hull City”, shkruan aty në fillim. Në të vërtetë këtu edhe përfundon sepse nuk ka asgjë për të shtuar?”.

Të dielën, tifozët e Reds kishin mundësi të shohin pak nga loja e serbit. Ai ka luajtur 90 minuta si skuadër si lojtari më i vjetër për Liverpoolin U23, duke pasur ndikim të vogël të Neil Critchley në barazimin 1-1 kundër Ëest Brom.

Skuadra e parë e Jurgen Klopp, në të njëjtën kohë, janë në Dubai, duke pushuar, rikuperuar dhe përgatitur. Markovic nuk takohet shumë më seniorët e ekipit këto ditë: që nga gushti, ai është duke u stërvitur me akademinë e klubit.

Kjo nuk ishte karriera e supozuar e tij. Në moshën 24 vjeçare, Markovic duhet të ishte në kulm, duke treguar potencialin për të cilin e kishin blerë Liverpool për pothuajse 20 milionë funte.

“Një nënshkrim i mahnitshëm”, ishte verdikti i Brendan Rodgers pasi arriti marrëveshje për ta sjell atë nga benfica në verën e vitit 2014. “Ai është një tip lojtari i cili është i uritur për të ja dal më mirë dhe për të ecur përpara”.

Mjerisht, ka pasur shumë pak progres dhe kënaqësi prej tij që nga ajo kohë. Markovic luajti 34 herë për Rodgers gjatë sezonit 2014-15. Ai shënoi tri herë, por rrallë dukej i qetë. Loja si lojtarë në mbrojtje dhe krah në sistemin e Rodgers 3-4-3, duket se nuk i ka ndihmuar.

“Nuk kam pasur marrëdhënie të mira me Rodgers”, ka thënë ai më vonë. “Kam luajtur shumë pozita por nuk ishin pozitat e mija”.

Paraqitja e tij e fundit për Liverpoolin ishte në maj të 2015, gjashtë minuta më saktë kundër QPR-së. Starti i tij i fundit ishte në gjysmëfinalen e FA Cupës kundër Aston Villas. Ai u zëvendësua në pjesën e parë. Gjendja fizike, u tha se ishte shkaku.

Tani, ai nuk ka asnjë minutë lojë në Anfield. Kontrata e tij skadon në qershor dhe sigurisht nuk do të rinovohet. Liverpool i ka thënë Markovicit që tri vite që të largohet nga klubi.

Ai mund të ishte larguar verën e kaluar. Liverpool mori oferta nga Swansea dhe nga PAOK, por u pajtuan që ta shesin atë për 2.9 milionë funte në Anderlecht, derisa afatit të verës po i vinte fundit.

Sipas Goal, u pajtua që të shitet në 50 për qindëshin e klauzolës së tij, përderisa belgët përgatitën një kontratë për Markovicin që ishte rreth 50 mijë funte në javë për tri vite kontratë.

Një avion privat ishte kontraktuar për ta dërguar atë në Bruksel, por në fund marrëveshje dështoi.

Anderlecht tha se ka problem financiare, edhe pse markovic më vonë kishte shkruar në Tëitterin e tij personal që “paratë nuk ishin problem”. Portali Goal përsëri kishte shkruar se Markovic ishte i pasigurt se a do të punonte nën urdhrat e trajnerit Hein Vanhaezebrouck, i cili më vonë ishte shkarkuar nga skuadra e Jupiler Pro League.

Sido që të jetë, ai dhe Liverpool vazhdojnë të jenë të lidhur me njëri-tjetrin.