Sipas qeverisë kjo pandemi do të kalojë në një endemi për shkak se vaksinat do të bëjnë punën e vet dhe gjithashtu shumica e ka kaluar.
Tashmë që ritmi i të infektuarve me Covid-19 është ulur, edhe pse ka rrezik nga mutacione të reja, shumë vende i kanë hequr pjesërisht masat, transmeton lajmi.net.
Ka dhe nga ato shtete që kanë vendosur të mos numërojnë më rastet me Covid-19 por të bashkëjetojnë me të si një grip normal.
Kërkesa u bë nga ministrat e Financave, Biznesit dhe Shëndetësisë së Singaporit si pjesë e vizionit të një normaliteti të ri, nisur edhe nga studimet mbi vaksinat që thuhet se e zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes.
“Ne nuk mund ta zhdukim Covid, por ne mund ta kthejmë pandeminë në diçka shumë më pak kërcënuese, si gripi dhe të vazhdojmë jetën tonë”.
Sipas qeverisë kjo pandemi do të kalojë në një endemi për shkak se vaksinat do të bëjnë punën e vet dhe gjithashtu shumica e ka kaluar.
“Për shkak se shanset për t’u sëmurë shumë nga gripi janë kaq të ulëta, njerëzit jetojnë me të dhe duhet të sillemi njëjtë me Covid,” shkruajnë ministrat në një editorial të përbashkët për Straits Times.