Fjalë Kyçe

Ky televizion transmeton Lojërat Evropiane Minsk 2019

Ky televizion transmeton Lojërat Evropiane Minsk 2019

Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat hapen zyrtarisht sonte, do të transmetohen edhe në Kosovë.

Transmetimi do të bëhet nga Radio Televizioni i Kosovës, të cilët kanë të drejtën ekskluzive për territorin e Kosovës.

Transmetimi do të nisë me ceremoninë hapëse, që bëhet sonte në stadiumin e Dinamos së Minskut, me fillim prej orës 21:00 me kohën tonë lokale (22:00 në Bjellorusi).

Në RTK drejtpërdrejtë do të mund t’i ndiqni edhe garat e xhudos, boksit, karatesë, në të cilat garojnë sportistët tanë, si dhe gara tjera interesante që zhvillohen në Minsk.

Falë RTK-s, garat e sportistëve tanë do të mund t’i ndiqni LIVE edhe në faqen zyrtare të KOK-ut në Facebook.

Po ashtu RTK të sjellë çdo ditë materiale dhe lidhje direkte me gazetarin Artan Muhaxhiri nga Minsku, si dhe me protagonistët nga ekipi i Kosovës.

Lojërat Evropiane zgjasin deri më 30 qershor 2019. /Gazeta Alo