Fjalë Kyçe

Ky televizion e transmeton ndeshjen Feronikeli-Milan

Ky televizion e transmeton ndeshjen Feronikeli-Milan

Njëra nga ndeshjet më të mëdha miqësore në histori të futbollit kosovar për klube, Feronikeli – Milan ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm.

Derisa dje interesimi për ndeshjen St. Joseph’s – Prishtina ishte shumë i madh por për fat të keq nuk kishte transmetim, tifozët kosovarë nuk do ta kenë këtë problem në ndeshjen Feronikeli – Milan që zhvillohet me 10 gusht në Prishtinë.

Do të jetë televizioni “RTV Dukagjini” që do ta transmetojë këtë ndeshje.

Përveç yjeve aktuale të Milanit, në Prishtinë pritet të zbarkojnë edhe legjendat e kësaj skuadre si Paolo Maldini, Zvonimir Boban e Andrei Shevenchenko që kanë role të tjera në klub.

Veq transmetimit të ndeshjes Dukagjini do të ketë edhe shumë programe speciale dje intervista para ndeshjes për çka do të njoftoheni në ditët në vazhdim.