La Liga e ka vendosur fotografinë e Vedat Muriqit në “coverin” e saj në profilin zyrtar në Facebook.
Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm në fitoren e Mallorcas ndaj Atletico Madridit mbrëmë.
Sulmuesi kosovar ishte i saktë nga penalltia për t’i dhënë fitoren Mallorcas.
Ndërkohë, La Liga i ka bërë një “dhuratë” kosovarit duke e vendosur në fotografinë e “coverit”.
Vedat Muriqi ka shënuar tre gola për Mallorcan qëkur erdhi në afatin kalimtar të janarit, dy prej të cilave nga penalltia./express