Fjalë Kyçe

La Liga bën diçka speciale për Muriqin në profilin e saj zyrtar në Facebook

La Liga bën diçka speciale për Muriqin në profilin e saj zyrtar në Facebook

La Liga e ka vendosur fotografinë e Vedat Muriqit në “coverin” e saj në profilin zyrtar në Facebook.

Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm në fitoren e Mallorcas ndaj Atletico Madridit mbrëmë.

Sulmuesi kosovar ishte i saktë nga penalltia për t’i dhënë fitoren Mallorcas.

Ndërkohë, La Liga i ka bërë një “dhuratë” kosovarit duke e vendosur në fotografinë e “coverit”.


Vedat Muriqi ka shënuar tre gola për Mallorcan qëkur erdhi në afatin kalimtar të janarit, dy prej të cilave nga penalltia./express