Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është huazuar te skuadra e La Ligas, Mallorca.
Kjo u bë e ditur fillimisht nga klubi spanjoll, i cili e zyrtarizoi Muriqin me një formë unike.
Muriqi do të jetë si i huazuar te Mallorca deri në fund të sezonit, ndërsa ekipi spanjoll do ta ketë të drejtën e blerjes së kosovarit.
Megjithatë, La Liga në websiten zyrtar të saj e ka regjistruar Muriqin me flamurin e Shqipërisë dhe jo të Kosovës.
Kujtojmë se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe vazhdimisht ka bërë veprime të tilla, duke e mohuar shtetësinë tonë./express.