Vedat Muriqi po vazhdon të jetë protagonist dhe i përmendur në Spanjë.
Sulmuesi kosovar e ndihmoi Mallorcën në fitoren e madhe ndaj Atletico Madridit.
Prizrenasi realizoi nga penalltia në pjesën e dytë për t’ia siguruar tri pikë ekipit ishullor, i cili tash po sheh dritë dhe i rriten gjasat për t’ju shmangur rënies nga liga.
E La Liga përmes faqes zyrtare në Instagram e ka bërë një postim për futbollistin në pronësi të Lazios, të cilin e ka bërë një pirat shpëtimtar, transmeton express.
“Pirati Vedat Muriqi e ka një plan: ta shpëtojë Mallorcan”, shkruan në grupin zyrtar të La Ligas.