Fjalë Kyçe

La të vdekur 16 persona në Kanada, sulmuesi ishte veshur si polic dhe me profesion ishte dentist

La të vdekur 16 persona në Kanada, sulmuesi ishte veshur si polic dhe me profesion ishte dentist

Numri i viktimave të sulmit të përgjakshëm në Nova Scotia në Kanada ka shkuar nga 10 në 16. Janë zbuluar detaje të reja lidhur me dramën 12 orëshe që ka quar në masakrën më të madhe në historinë e këtij rajoni në Kanada.

Sipas Chriss Leder, zyrtari policor në RCMP, policia të shtunën mbrëma kishte pranuar disa telefonata nga qytetarët në qytezën Portpique, lidhur me disa të shtëna që kishin ndodhur në lokacione të ndryshme në këtë zonë rurale ku gjatë dimrit jetojnë vetëm 100 persona, kurse gjatë verës trefishohet, transmeton Telegrafi.

Thirrjet ishin realizuar gjysmë ore pas mesnatës, e me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia kishte hasur në disa trupa të pajetë, ka njoftuar Leder.

“Ka qenë një situatë që është zhvilluar shpejtë dhe kishte skena të tmerrshme”, ka shtuar ai.

Menjëherë policia u ka bërë apel qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të mbyllin dyert. Në anën tjetër sulmuesi i identifikuar si dentisti, Gabriel Wortman, 51-vjeç, në ato momente ishte në arrati.

Ai nuk është banorë i asaj qyteze, por siç raporton “The Chronicle Herald” në Portpique ka qenë pronar i një kompanie të patundshmërive si dhe punonte si dentist në dy klinika në Dartmund në Halifax.

Wortman ishte larguar nga vendi i ngjarjes i veshur me uniformë të policisë, dhe veturën me kodin 28B11 që ngjan shumë me veturat e policisë të RCMP

Në një postim në Twitter policia ka bërë të ditur se vetura e sulmuesit megjithatë dallon nga ato të policisë – duke ua bërë të ditur opinionit se nuk është punonjës i policisë. Megjithatë nuk dihet se ku e kishte marrë uniformën e policisë dhe llojin e armëve që i kishte përdorur për vrasjen e civilëve.

Për të kapur Wortmanin, forcave të rendit u janë dashur 12 orë, kurse siç raportojnë mediat lokale, gjithçka ka ngjarë me skenat e filmave aksion. Derisa policia kishte rrethuar klinikat në të cilat Wortman kishte punuar, ai kishte ndërruar veturën me të cilën ishte arratisur në autostradë.

Madje janë publikuar fotografitë e një veture të djegur në autostradë, të cilën ka dashur ta shkatërrojë si provë që ka mundur t’i shërbej policisë. Por ndjekjes shumëorëshe i erdhi fundi, kur autori i masakrës vendosi të ndalet në një pompë të derivateve rreth 90 kilometra ngas Portpique ku edhe ishin dëgjuar të shtënat e para.

Aty pati një konfrontim me policinë, ku mbeti e vdekur Heidi Stevendson, zyrtare e policisë kanadeze (RCMP), që për 23 vite kishte shërbyer si police.

Megjithatë nuk dihet nëse gjatë këtyre të shtënave kishte ishte vrarë edhe vetë sulmuesi apo kishte kryer vetëvrasje. Policia fillimisht kishte raportuar se Wortman ishte arrestuar, por dëshmitarët që kanë biseduar me CTV News, pretendojnë se ai është vrarë.

Vdekjen e Heidi Stevensonit e ka konfirmuar edhe drejtori i policisë së këtij rajoni

“Heidi i është përgjigjur thirrjes ku gjatë konfrontimit me sulmuesin ka humbur jetën duke mbrojtur qytetarët – të cilëve u shërbeu për 23 vite. Ajo ka lënë pas dy fëmijë dhe bashkëshortin”, thuhet në kumtesën e policisë.

Në aksionin për kapjen e sulmuesit është plagosur edhe një polic, i cili është dërguar me urgjencë në spital për tretman – nga ku edhe është bërë e ditur se pas intervenimit gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.