Fjalë Kyçe

Labi mbledh 10 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Labi mbledh 10 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Këngëtari Labinot Tahiri-Labi, ka njoftuar se ka mbledhur 10 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i ka premtuar edhe 2 mijë euro për familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit që humbi dy anëtarët e familjes në këtë fatkeqësi.

Postimi i plotë:
NJOFTIM I MIRË!!

10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipêrinë!
Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodêr, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam!

Po ashtu 2000 Mijë Euro i premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesêr do ua dergoj në llogarinë e tyre, këtë e thash edhe në emisionin; nje kafe me Labin!

Faleminderit për përkrahjen nga të gjithë!

Zoti ju bekoftë.

Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë qe quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe femijët që na presin qê ti shërojmë…!

Zoti e baft mirë.

Labi-FKSH