Këngëtari Labinot Tahiri kohëve të fundit ka qenë në fokus të mediave, për shkak të deklaratave të tij ku kishte thënë se virusi nuk ekziston.
Derisa Covid-19 po përhapet çdo ditë e më shumë dhe po rritet edhe numri i viktimave, Labi ka thirrur për pjesmarrje në një protestë që do të organizohet në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.
Ky është postimi i plotë i Labit:
Mirêmengjesi dhe Përshëndetje të dashur qytetarë!
Thirje me zemêr në borë e shi!
Sot në ora 12:00 rini e dashur e ju prindêr të nderuar të gjithë para komunave tona në protestë së bashku me veteranêt e luftês!
Mos harroni këta ishin prirësit e LIRISË SË KOSOVËS!
Sa isha deputet, kur më erdhi kërkesa për të nënshkruar që të shfuqizohet gjykata speciale në kuvend, ua dhash nënshkrimin, me shumë deshirë e me krenari. Pa dyshim, ishte edhe vota ime e gatshme edhe pse kishim presione shumë që mos ta votojmë!
Thjesht pam shumë fjalë e shumë e analiza, ama nuk bëhen ato me fjalë në facebook duke mbrojtur dikend!
Duhet të dalim në rrugë për të mbrojtur prirësit e LIRISË SË KOSOVËS!
Hashim Thaqin e Kadri Veselin dhe të gjithë ata që pretendohet se do të thirren nga kjo gjykatë, duhet te jemi unik për të kundershtuar gjithçka sepse me emrat e këtyre liderëve lidhet fati i drejtesisë së Kosovës përballë arenes nderkombetare.
Shesheli na vrau, ndërsa këta na shpëtuan.
Mos iu gëzoni thirrjës së gjykatës, po te dalim të gjithë, pa dallim partie te kërkojmë shfuqizimin e saj!
Me Presidentin foto e parë e pa publikuar vite më parë, por për unitet kombëtar jam gjithmonë i gatshem me femijë e me familje.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.