Labinot Kabashi është njëri prej futbollistëve më të mirë të Barcelonës në grupmoshat e reja.
Se Barcelona e do futbollistin kosovar, tregon fakti se klubi ia rinovoi kontratën edhe për disa vite me një klauzolë prej 40 milionë eurosh.
Por, fati i tij i keq është se është përballur me lëndime të vazhdueshme te klubi katalunas.
Ndërsa, tani Labi ka zbuluar se drejtuesit e klubit i kanë thënë se kanë besim në të.
“Jam te Barcelona që dhjetë vite dhe për klubin është e rëndësishme ta kesh ADN-në e tyre”, tha Kabashi në “Sports Show”.
“Klubi ka shumë besim në mua pavarsisht lëndimeve të shpeshta”, vazhdoi Kabashi.
“Madje, ata janë të bindur se do të inkuadrohem në skuadrën e parë”, u shpreh kosovari.