Laboratori në qendër të vëzhgimit mbi pandeminë ka realizuar hulumtime mbi lakuriqët nga shpella, për të cilët shkencëtarët besojnë se janë burimi origjinal i koronavirusit.
Insituti i Virologjisë në Wuhan realizoi eksperimente të koronavirusit mbi gjitarë të kapur në Yunnan – financuar nga një grant prej 3.7 milionë dollarësh nga qeveria amerikane, transmeton lajmi.net.
Sekuencimi i gjenomit Covid-19 ka çuar shkencëtarët të gjurmojnë atë tek lakuriqët që gjenden në shpellat e Yunnan.
Burime të larta të qeverisë dhe institute botërore të shëndetësisë thanë se këshillat shkencorë bënë me dije që virusi së pari u transmetua tek njerëzit nga një treg i kafshëve të egra në Wuhan.
Tani The Mail të dielën ka mësuar se shkencëtarët eksperimentuan në lakuriqë si pjesë e një projekti të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA, i cili vazhdon të licencojë laboratorin Wuhan për të marrë para amerikane për eksperimente.
Kjo gjetje ka rrëzuar supozimet e mëparshme se COVID-19 mund të jetë një “bio-armë”.