Banorët e një lagjeje në rrugën ”Dardania” në Fushë Kosovë, po ankohen për një problem me mbeturinat.
Sipas tyre, ajo zonë banimi, e cila është mëse e frekuentuar, e gjitha është e mbushur me mbeturina, si pasojë e mungesës së kontejnerëve, që sipas tyre dikush i keqpërdori, që tashmë të mos kenë mundësi të shfrytëzimit të tyre, përcjell Klankosova.tv.
Në kushte anonimiteti ata për Klankosova.tv pohojnë se problemi shtohet meqë edhe bizneset përreth, e restorantet, hedhin mbeturinat në këtë vend.