Fjalë Kyçe

Lajçak bisedon me Petkoviqin për zbatim të marrëveshjeve, paralajmëron takim me palën kosovare

Lajçak bisedon me Petkoviqin për zbatim të marrëveshjeve, paralajmëron takim me palën kosovare

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka biseduar të hënën me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq. Lajçak ka thënë se me Petkoviqin ka diskutuar për draftstatutin e propozuar nga BE-ja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, po ashtu edhe për hapat e radhës për ta zbatuar Marrëveshjen e normalizimit dhe po ashtu detyrimet nga dialogu.

Ai ka paralajmëruar takim këtë javë edhe me palën kosovare.

“Me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq, kam biseduar për drafstatutin propozuar nga BE-ja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, hapat e radhës për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe obligimet e mbetura. Do të vazhdojmë të diskutojmë me Kosovën më vonë këtë javë”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.