I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin me emisarin e SHBA-së për BP-në, Gabriel Escobar në selinë e NATO-s.
Lajçak tha se pati një takim të dobishëm me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.
Tutje theksoi agazhimin në dialog, në rrugën përpara për Kosovën dhe Serbinë.
“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht çështjet në NATO”, shkroi Lajçak.
Ndërkaq, ditë më parë, njohësi i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah, ka bërë një shkrim të gjatë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, të cilin e ka titulluar “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.
Në një pjesë të shkrimit, ai thekson se me gjithë lojën e rrezikshme të luajtur me barrikadat javët e fundit në veri të Kosovës dhe në Serbi, gjërat “nuk janë gjithçka fatkeqësi dhe errësirë”.