Fjalë Kyçe

Lajçak i prerë: S’do të ketë marrëveshje pa Asociacion

Lajçak i prerë: S’do të ketë marrëveshje pa Asociacion

Emisari Special i BE-së Miroslav Lajçak, për dialogun Kosovë-Serbi,  ka mbajtur  një konferencë për medie, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë.

Ai ka qenë i prerë në deklaratat e tij duke thënë se Asociacioni duhet të themelohet, sepse pa të nuk do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kur kërkon diçka duhet të jesh i gatshëm edhe të japësh diçka. S’do të ketë marrëveshje pa asociacion”, tha mes tjerash Lajcak.

Në anën tjetër ai theksoi se ka marrë zotim nga ana e krerëve të vendit,  se çështja e asociacionit është punë e kryer dhe ata do të respektojnë vendimet e 2013 dhe 2015-ës.