Fjalë Kyçe

Lajçak i zhgënjyer me masat e reja të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Lajçak i zhgënjyer me masat e reja të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur i zhgënjyer me masat e reja të reciprocitetit të marra mbrëmë nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka theksuar se duhet të hiqen të gjitha pengesat për rifillimin e dialogut.

“I zhgënjyer në lidhje me masat e reja të reciprocitetit të paraqitura nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme dëmtojnë rinisjen e dialogut dhe duhet të hiqen menjëherë. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne presim që të dy palët në dialog të zbatojnë dhe të respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar ai në Twitter.